Site icon Telegrafi

Delegohen gjyqtarët e javës së gjashtë në BKT Superligë, gjilanasit gjykojnë derbin Drita – Gjilani

Drita-Gjilani (Foto: Lumi HD)

Java e gjashtë në BKT Superligën e Kosovës pritet të jetë mjaftë e nxehtë.

Kjo javë është e rezervuar për derbin e madh lokal mes Dritës dhe Gjilanit, që do të zhvillohet ditën e diel, në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.

Federata e Futbollit të Kosovës tanimë ka deleguar edhe gjyqtarët për ndeshjet e javës së gjashtë në Superligë.

E derbin e madh gjilanas do ta drejtojnë gjyqtarët nga ky qytet, ku kryesori i është besuar Shpëtim Murtezit me ndihmësit Fatlum Jashari e Hekuran Osmani.

Gjyqtar i katërt do të jetë Mervan Bejtullahu, derisa në VAR janë Valbon Hoxha e Granit Hyseni.

Ndeshje tjetët itneresante do të zhvillohet edhe të shtunën, ku Llapi pret Drenicën, ku këtë takim e drejton Genc Nuza me ndihmësit Fatlum Berisha e Bujar Selimaj. /Telegrafi/

Exit mobile version