Site icon Telegrafi

Delegacioni qeveritar në krye me Dimitriev merr pjesë në samitin e tretë për Ballkanin Perëndimor

Nën mbështetje të presidentit të Republikës së Francës, Fransoa Oland në Paris sot do të mbahet Samiti i 3-të për Ballkanin Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit në të cilin Maqedoninë do ta prezantojnë delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri Emil Dimitriev, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në Samit do të marrin pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i Kosovës Isa Mustafa, i Serbisë Aleksandar Vuçiq, i Malit të Zi Millo Gjukanoviq, si dhe kryetari i Këshillit të ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Denis Zvizdiq. Përveç kryemnistrave, në Samit do të marrin pjesë edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, kryeministri italian Mateo Renci, kancelari austriak Kern, nënkryetarja e KE-së Mogerini, eurokomisari për zgjerim Johannes Hahn si dhe kryeministrat e Sllovenisë dhe Kroacisë.

Samiti i shefave do të fokusohet në tre tema: migrimi dhe refugjatët, bashkëpunimi në fushën e sigurisë, lufta kundër terrorizimit dhe radikalizmi dhe perspektivat evropiane.

Kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor është paraparë të nënshkruajnë marrëveshjen për krijimin e zyrës rajonale për bashkëpunim rajonale për bashkëpunim rinor-RIKO.

Samiti parisien është vazhdim i Procesit të Berlinit i cili filloi në vitin 2014 me Konferencën e Berlinit me iniciativë të kancelares Merkel për mbështetje të vendeve të Ballkanit Perëndimor. /Telegrafi/

Exit mobile version