E plotësuar: Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tashmë ka arritur në vendin ku do të mbahet mbledhja e dy qeverive.
Rama është pritur nga kryeministri Albin Kurti, me nderime shtetërore.
Të dy kryeministrat janë përshëndetur me ministrat e dy Qeverive.
Nga Garda Ceremoniale e FSK-së është intonuar himni kombëtar dhe ai i Kosovës. /Telegrafi/
——–
Delegacioni i Qeverisë së Shqipërisë arrin në Prishtinë – gjithçka gati për të nisur mbledhja e përbashkët
Tashmë në vendin ku edhe do të mbahet mbledhja e përbashkët në mes dy qeverive, ka arritur edhe delegacioni i Qeverisë së Shqipërisë.
Gjithashtu ka arritur edhe kryeministri, Albin Kurti, me vartësit e tij, të cilët janë në pritje të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.
Kjo është mbledhja e tetë me radhë e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, në të cilën pritet të nënshkruhen disa marrëveshje.
Pas mbledhjes së përbashkët do të ketë konferencë të përbashkët për medie, mes kryeministrit Kurti dhe Rama. /Telegrafi/