Telegrafi

Delegacioni i PD-së bënë homazhe me rastin e dhjetëvjetorit të Pavarësisë

Një delegacion i Partisë së Drejtësisë (PD), në krye me kryetarin Dr. Ferid Agani, me rastin e dhjetëvjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, kanë bërë homazhe te varri i ish-Presidentit Dr. Ibrahim Rugova dhe në Kompleksin Memorial në Prekaz.

“Në këtë ditë të festës për të gjithë Shqiptarët përkujtojmë me respekt dhe nderim të thellë dëshmorët e kombit dhe të gjithë ata që në periudha të ndryshme të historisë kombëtare sakrifikuan për shtetësinë e shtrenjtë të Kosovës. Amaneti i tyre duhet të jetë përkujtues i përditshëm të çdo njërit që nga institucionet e deri të qytetarët. Urime 10 vjetori i Pavarësisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e PD-së. /Telegrafi/