Site icon Telegrafi

Delegacioni parlamentar nga Maqedonia në konferencën për emigracionin në Bruksel

Delegacioni parlamentar i Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie ndërkombëtare sot dhe nesër në Brukesel do të merr pjesë konferencën Interparlamentare me temë ‘Emigracioni dhe politikat për azil të BE: Ndikime për parlamentet nga vendet e zgjeruara’, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Delegacionin e Maqedonisë do ta udhëheq kryetari i Komisionit parlamentar për sistem politik ndërkombëtar Vlladimir Gjorçev, kurse në të do të jenë edhe deputetët Nada Cipusheva, Rafiz Aliti dhe Petre Shilegov.

Në konferencë pritet të marrin pjesë edhe eurodeputetët dhe anëtarët e Komitetit, si dhe përfaqësuesit nga parlamenti të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqia, me qëllim për të ndarë përvojat rajonale dhe sfidat me emigracionin dhe politikat për azil. /Telegrafi/

Exit mobile version