Site icon Telegrafi

Delegacioni i Kosovës, pas kthimit nga Brukseli, sonte mban konferencë për media

Pas kthimit nga Brukseli, presidenti Hashim Thaçi, së bashku me kryeparlamentarin Kadri Veseli, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministrat Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi, do të mbajnë konferencë për media.

Konferenca do të mbahet sonte në ora 20:00 në sallën e konferencave për media në Aeroportin “Adem Jashari”.

Dlegacioni kosovar sot paradite në Bruksel kishte një takim me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Në këtë takim është biseduar për dialogun me Serbinë, por edhe liberalizimin e vizave dhe perspektivën evropiane të Kosovës. /Telegrafi/

 

Exit mobile version