Site icon Telegrafi

Nis mbledhja e përbashkët e qeverive Kosovë-Shqipëri

E plotësuar: Ka filluar të mbahet mbledhja e përbashkët e dy qeverive, Kosovë-Shqipëri.

Në këtë mbledhje një fjalë rasti është duke e mbajtur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Delegacioni i Kosovës arrin në Tiranë

E plotësuar: Delegacioni i Kosovës ka arritur në Tiranë, ndërsa pas pak do të fillojë edhe mbledhja e dy qeverive shqiptare.

Mbledhja do të mbahet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, transmeton Telegrafi.

Sipas agjendës, në mbledhje janë tri marrëveshje më të mëdha që pritet të nënshkruhen. E para është dogana në Durrës [për Kosovën], linja hekurudhore dhe hidrocentrali për Kosovën që do të ndërtohet në Republikën e Shqipërisë.

Kjo është agjenda e takimit:

11:00 – Mbërritja e delegacionit të Republikës së Kosovës përpara Pallatit të Kongreseve. (Pallati i Kongreseve, Tiranë)

11:15 – Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti mirëpritet nga kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama. (Bulevardi Dëshmorët e Kombit)

11:30 – Çelja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Shqipëri-Kosovë. (Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)

12:45 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare. (Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)

13:00 – Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mbajnë konference të përbashkët për medie. (Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)

13:30 – Foto e përbashkët ndërmjet dy qeverive. (Holli kryesor, Pallati i Kongreseve). /Telegrafi/

Exit mobile version