Kryeministri Zoran Zaev sot priti një delegacion të kongresmenëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të kryesuar nga homologu i tyre Bill Flores, njoftojnë nga Qeveria.
Takimi u ndoq nga zv. kryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov, koordinator kombëtar për NATO, Stevo Pendarovski dhe këshilltarët në zyrën e Kryeministrit Zoran Verushevski, Mitko Andrevski dhe Bojan Mariçiç.
Kongresmenët nga Shtetet e Bashkuara shprehën, siç thonë nga qeveria, u falënderuan për mundësinë që të takohen me Kryeministrin dhe përfaqësuesit e qeverisë, dhe ndër të tjera shprehën dhe urime për marrëveshjen me Greqinë, dhe shprehë mirënjohje për proceset reformuese të deri më tanishëm.
Kryeministri Zoran Zaev i informoi kongresmenët e SHBA-së për rrethanat në të cilat u arrit marrëveshja me Republikën e Greqisë, përfitimet e saj, si dhe përgatitjet për referendumin e ardhshëm dhe fushatën para saj, thuhet në deklaratën e Qeverisë. /Telegrafi/