Telegrafi

Delegacioni i BE i fton partitë të jenë të përgjegjshme dhe ta përkrahin PSP

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup sërish i ka ftuar nënshkruesit e Marrëveshjes “Përzhino” ta përkrahin punën e Prokurorisë speciale publike dhe të veprojnë me përgjegjësi, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“PSP është miratuar nga të gjithë partitë politike, si pjesë e Marrëveshjes “Përzhino”, dhe të gjithë partitë politike më tepër herë kanë marrë përsipër ta përkrahin punën e PSP. Bashkimi Evropian i inkurajon të veprojnë në përputhje me këtë synim dhe e thekson rëndësinë e veprimit të përgjegjshëm, kanë njoftuar për Meta nga Delegacioni i BE, duke u përgjigjur në pyetjen se si e komentojnë deklaratën e liderit të OBRM-PDUKM, Nikola Gruevski se kjo parti nuk do ti përkrah kërkesat e prokurores speciale Katica Janeva./Telegrafi/