Një delegacion i asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës (KiE), i udhëhequr nga Stefan Schennach, do të vizitojë Maqedoninë më 26 dhe 27 prill, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Misioni i tyre në Maqedoni është parazgjedhorë, ndërkaq qëllimi kryesor është vlerësimi i fushatës parazgjedhore dhe klimës politike për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara për 5 qershor.
Sipas njoftimit të KiE-së, delegacioni i përbërë nga anëtarë të partive të ndryshme politike nga Austria, Norvegjia, Estonia, Finlanda, Gjermania, Modavia, do të kenë takime me kryetarin e Kuvendit dhe ministrin e punëve të brendshme të Maqedonisë.
Ky delegacion ka parashikuar që të takohet edhe me përfaqëeus të partive politike që marrin pjeë në zgjedhje, anëtarët dhe kryetarin e KSHZ-së, prokurorin publik, shoqërinë civile, mediat dhe me anëtarë të korit diplomatik dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare./Telegrafi/