Delegacion i lartë i Forcave të Armatosura të Bullgarisë, i udhëhequr nga komandanti i Shtabit të Përgjithshëm Andrej Bocev, prej nesër do të qëndrojë në vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.
Gjenerali Bocev do të realizojë takime me komandantin e Shtabit të Përgjithshëm Vasko Gjurçinovski, si dhe me ministren e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjatë ditës së nesërme, komandanti Bocev do të pritet edhe nga presidenti Stevo Pendarovski.
Temat kryesore të takimeve pritet të jenë avancimi i bashkëpunimit ushtarak, transformimi i Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut dhe përvojat nga pjesëmarrja në misionet ndërkombëtare për ndihmë të paqes./Telegrafi/