Një komision shtatëanëtarësh nga Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës, do të qëndrojë në Maqedoni, nga 9 e deri më 12 dhjetor, për të vëzhguar zgjedhjet e 11 dhjetorit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Agjencia e lajmeve AIM bën të ditur se ky delegacion vëzhgimin e zgjedhjeve do të bëjë së bashku me vëzhguesit e Asamblesë parlamentare të OSBE-së, Parlamentit Evropian dhe të ODIHR-it.
Gjatë qëndrimit në vend, delegacioni shtatëanëtarësh do të takohet me përfaqësues të partive politike, me kryetarin e KSHZ-së, PSP-në, si edhe me përfaqësues të OJQ-ve ndërkombëtare, shoqërisë civile dhe mediave./Telegrafi/