Sot (11 maj 2017), një delegacion i përfaqësuesve të Kongresit të Shteteve të Bashkuara vizitoi Maqedoninë, si pjesë e një vizite rajonale për të diskutuar çështje të ndryshme, përfshirë klimën politike demokratike dhe zhvillimin ekonomik të rajonit të Ballkanit, njofton Telegrafi Maqedoni.
Delegacioni dypartiak, i udhëhequr nga kongresmeni Bob Goodlatte, kryetar i Komitetit gjyqësor, u takua me kryetarin e Parlamentit Talat Xhaferi, me deputetë dhe prokuroren speciale Katica Janeva. Përveç kësaj, delegacioni u takua edhe me ministrin e mbrojtjes Zoran Jolevski dhe ministrin për punë të jashtme Nikolla Poposki, ndërsa në kazermat Ilinden, Batalioni i policisë ushtarake prezantoi pajisjet e financuara nga SHBA.
Gjatë takimeve, delegacioni diskutoi përforcimin e sundimit të ligjit në Maqedoni, bashkëpunimin ushtarak, dhe procesin për formimin e qeverisë./Telegrafi/