Telegrafi

Delegacin i Alzas-it francez viziton rajonin planor të Vardarit, interesohen për kantinat e verës

Me qëllim të vendosjes së bashkëpunimit dypalësh ndërmjet Rajonit planor të Vardarit dhe rajonit Alzas në Francë, në sferën e verarisë, në komunën e Velesit u pritën përfaqësues të Asociacionit francez Alma, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në takim do të caktohen aktivitetet konkrete për shkëmbim dypalësh për vitin 2017, që janë në pajtim me Memorandumin e bashkëpunimit deri më 2020, që e nënshkruajtën të dy vendet në prll të vitit 2015, si pjesë e ”Rrugët evropiane të verës”, e inicuar në fund të vitit 2014.

Përfaqësuesit e Alzas, dje dhe sot vizituan kantina në Negotinë, kurse nesër do të jenë në Kavadar, Gradsko dhe Demir Kapi./Telegrafi/