Site icon Telegrafi

Dele Alli zbulon rivalin më të madh londinez të Tottenhamit

Mesfushori i Tottenham Hotspur, Dele Alli pranon se lojtarët e ekipit të tij dëshirojnë të mposhtin Chelsean më shumë sesa rivalët e Londrës së Veriut Arsenalin.

Duke pasur parasysh rrëshqitjen e fundit të Topçinjve, Alli tani ka pranuar se ndeshjet kundër Chelseat tani janë më të rëndësishme për lojtarët sesa ato kundër Arsenalit.

Ylli anglez i Spurs këto deklarata i ka dhënë gjatë një interviste të tij me mediumin Copa90.

Lexo po ashtu “Dua të fitoj një titull me Tottenhamin para se të vdes!”, Pochettino e pranon se dëshiron rikthimin te Spurs

“Unë mendoj se nëse i kërkoni tifozët ata do t’ju japin një përgjigje tjetër”, ka thënë fillimisht Alli.

“Por, ne si lojtarë për nga mënyra se si po shkojnë gjërat me ligën dhe ndeshjet – rivaliteti me Chelsean është më i madh se ai me Arsenalin, për shkak të asaj që ata na kanë bërë viteve të fundit”.

“Për tifozët është ndryshe, sepse derbi i Londrës së Veriut është i madh, por si lojtarë mendoj se është Chelsea”, përfundoi ylli i Spurs. /Telegrafi/

Exit mobile version