Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Greg Delawie ka thënë se përdorimi i gjuhës së rrezikshme nuk ka vend në Evropë.
“Në ditën që festuam Kushtetutën e Kosovës, një politikan kërcënoi me spastrim etnik. Një gjuhë kaq e rrezikshme nuk ka vend në Evropë”, ka shkruar Delawie në llogarinë e tij në Twiiter, transmeton Telegrafi.
Ndonëse nuk e ka përmendur emrin e politikanit për të cilin ka folur, ai ka aluduar tek deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, dhe intervista që ka dhënë mbrëmë ai në RTV Dukagjini.
“Munden me na fut në luftë, asgjë tjetër. Unë nuk e di për të tjerët, por unë e di për vete se në rast se gabojnë dhe bëjnë kësi veprime, atëherë të bëhen gati për tema më serioze. Nëse e duan Kosovën etnikisht pa serbë, atëherë le të bëjnë hajgare”, tha ai i pyetur se çfarë do të mund të ndodhte nëse i vëllai i tij, Ramushi, ekstradohet nga Franca për në Serbi. /Telegrafi/
On the day we celebrated #Kosovo's constitution, a politician threatens ethnic cleansing. Such dangerous language has no place in Europe
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) April 8, 2017