Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka thënë se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO është lajm i mirë për Kosovën.
Delawie në rrjetin social Twitter ka përshëndetur anëtarësimin e Malit të Zi në Aleancën Veri-Atlantike.
“Urime Malit të Zi, anëtarit të 29-të të NATO-s. Lajm shumë i mirë për Kosovën që të ketë një tjetër anëtar të NATO-s fqinj në kufirin e saj perëndimor”, shkruan ambasadori amerikan në Kosovë.
Congratulations #Montenegro, the #29th NATO member! Great news for #Kosovo to have another #NATO ally on its western border. https://t.co/xstHjDiqWW
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) June 5, 2017