Telegrafi

Del i zhveshur në autostradë, sulmon pa arsye shoferët e veturave (Video)

Jose Gonzalez Flores po voziste në një autostradë në Virginia të Shteteve të Bashkuara, kur pranë tij ka shkuar një njeri i zhveshur që provoi ta godiste.

Ky 32-vjeçar i kishte hequr rrobat e donte ta turpëronte një shofer i cili ia kishte zënë rrugën dhe nuk po e lejonte të kalonte, transmeton Telegrafi.

Pasi shoferi ishte larguar, u bë i dhunshëm me të pranishmit tjerë në rrugë.

Mësohet se atë e kanë arrestuar forcat e rendit, ndërsa u dërgua në mbajtje nën akuzën për paraqitje jo të denjë në publik. /Telegrafi/