Ka dalë raporti i parë i vdekjes së futbollistes shqiptare, Florijana Ismaili, ku thuhet se shkak i vdekjes mund të jetë ushqimi i tepër i konsumuar nga ajo.
Bota e futbollit u shokua para disa ditësh, kur futbollistja shqiptare u lajmërua e zhdukur në Liqenin e Comos në Itali.
Florijana Ismaili kishte dalë në shëtitje me një shoqe të saj dhe gjatë udhëtimit me barkë kishte kërcyer në liqen për të mos dalë më.
Pas disa ditë kërkimesh, një robot i angazhuar nga shteti i Zvicrës kishte arritur ta gjej trupin e pajetë të futbollistet shqiptare dhe ta nxjerr nga 204 metra.
Fillimisht ishte raportuar se ka pasur shok termik, por tani ka dalë raporti i parë mjekësor.
Sipas prokurorit të Comos, Nicola Piacente, Ismaili nuk ka pasur sulm në zemër, as shok termik, por shqiptarja thuhet se kishte konsumuar shumë ushqime para se të vdiste.
Autopsia e plotë e vdekjes së lojtares që luante për Kombëtaren e Zvicrës dhe skuadrën e Young Boysit do të dal pas një muaji. /Telegrafi/