Site icon Telegrafi

Del Portro në finale pasi Nadal ndërpren duelin për shkak të lëndimit

Juan Martin del Potro do të jetë në finalen e parë të tij në një grand-slam turne pasi kampioni aktual, Rafael Nadal e ndërpreu duelin për shkak të lëndimit.

Del Potro, i cili është i treti i ranguar në listën e tenistëve më të mrië ishte duke avansuar me rezultat 7-6 dhe 6-2 kur Nadal vendosi të mos vazhdonte duelin për shkak të një lëndimi në gju.

Nadal, i cili është kryesues i listës ATP ka pasur nevojë dy herë për intervenimin e stafit mjekësor para se të vendoste të ndërprente duelin.

“Ishte vështirë për mua që të vazhdoj të luaj, kisha shumë dhimbje”.

“Ishte një lojtar që luante dhe një tjetër që qëndronte thjesht ashtu në fushë. Urrej të ndërprej ndeshjet, por të qëndroj edhe një set ashtu duke luajtur do të ishte e tepërt për mua”, u shprej Nadal.

Del Potro do të përballet me Novak Djokovicin të dielën në finale pasi serbi mposthi Kei Nishikorin në gjysmëfinalen e US Open. /Telegrafi/

Exit mobile version