Alessandro Del Piero ka thënë nuk dëshiron ta sheh numrin 10-të të Juventusit pa pronar dhe se Paulo Dybala është i denjë ta mbajë këtë numër.
Numri 10 mbeti vakant prej se Paul Pogba, u largua drejt Manchester United, ndërsa flitet se ky numër mund t’i takaojë Federico Bernardeschit nëse vjen te Juve.
“Është çuditshëm të mos e shikosh atë fanellë në fushë edhe pse bota e futbollit ka ndryshuar shumë”.
“Numri 10 te Juve është i rëndë dhe i rëndësishëm, jo vetëm për muan, por për Sivorin, Platinin, Baggion…”.
“Do të doja që Dybala ta vishte, por ai është i lumtur me numrin 21, që është një numër tjetër me shumë histori prapa vetes”.
“Bernardeschi? Do të ishte një blerje e madhe. Më pëlqen loja e tij, pasi ka kualitete teknike dhe këto janë të dukshme”, ka thëën Del Piero. /Telegrafi/