Telegrafi

Del Piero nuk ka besuar në kalimin e Bonuccit te Milani

Fillimisht u mendua si një spekulim mediatik, por sot u prezantua si lojtar i Milanit.

Leonardo Bonucci është blerja më e fundit e skuadrës kuqezi, të cilën gjë nuk po mund ta besoj as legjenda e bardhezinjve Alessandro Del Piero.

“Nuk e besoja në fillim që Bonucci t’i bashkohej Milanit. Kujtoja qe ishte shaka. Jam shume i befasuar. Kurrë nuk e prisja këtë”, tha për mediat italiane ish-reprezentuesi italian, transmeton Telegrafi.

Shtatë herë kampioni i Ligës së Kampionëve gjithashtu është në bisedime edhe mesfushorin e Lazios, Lucas Biglian.

Milan deri më tani ka afruar në radhët e veta dhjetë lojtarë dhe nuk dihet se kur do të ndalet pasi që janë në bisedime edhe me disa futbollistë. /Telegrafi/