Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, beson që ky mund të jetë viti i Paulo Dybalas.
La Joya tani mban veshur fanellën me numrin 10, numër që është mbajtur nga legjenda të klubit si Michel Platini, Roberto Baggio dhe lojtari më shumë gola në histori të klubit, Del Piero.
“Me lejoni tu them se çdo vit ai është duke e rritur nivelin”.
“Këtë vit ai filloi me një fillim të pabesueshëm, duke shënuar disa gola. Ai luajti aq mirë dhe ishte ai e tërhoqi Juve në periudhën e parë”.
“Pastaj lëndimi dhe ai u kthye me gol [kundër Tottenhamit] dhe në të njëjtën javë ai shënoi në Romë kundër Lazios, kështu që Juve pati mundësinë të ngjitej mbi Napolin”.
“Ai është një djalë shumë i mirë dhe një talent i pabesueshëm, nuk kemi nevojë të përmendim cilësinë e tij”.
“Ajo që unë shoh nga ai është se çdo vit ai po rritet, kështu që ndoshta ky vit është viti i tij”.
“Do të jetë shumë interesante të kuptojmë se si do të përfundojë sezoni për të”, ka thënë Del Piero. /Telegrafi/