Telegrafi

Del Piero: Juventusi do ta fitojë Ligën e Kampionëve

Para finales së Ligës së Kampionëve, ka folur edhe legjenda e “Zonjës së Vjetër”, Alessandro Del Piero.

Ai beson se Juventusi mund ta mposhtë Real Madridin në këtë ndeshje.

“Liga e Kampionëve? Gjithmonë do të jem fans i Juventusit. Zemra ime është bardhezi dhe shpresojë në fitore në finalen e Ligës së Kampionëve”.

“Shpresoj me zemër, por jo vetëm me zemër apo që e dua këtë klub, realisht mendoj se Juve ka kapacitete për ta mposhtur Real Madridin”, ka thënë legjenda e Juventusit.

Ndeshja zhvillohet me 3 qershor në Cardiff. /Telegrafi/