Site icon Telegrafi

Del Piero: Juve e ka prioritet Ligën e Kampionëve me CR7 – Do të paguaja për ta kaluar një ditë në stërvitje me Messin

Alessandro Del Piero (Foto: Getty Images)

Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, konsideron se Liga e Kampionëve është prioritet për Zonjën e Vjetër në sezonin e ri.

Bianconerët kanë dominuar në vitet e fundit në Serie A dhe në Kupën e Italisë, duke e fituar shtatë herë rresht titullin dhe katër herë rresht kupën.

Ronaldo gjatë prezantimit te Juventusi (Foto: Juventus/Twitter)

Mirëpo, ata i humbën dy finale të Ligës së Kampionëve (2015 dhe 2017), derisa për herë të fundit e kanë fituar trofeun e madh evropian në vitin 1996, kur Del Piero ishte pjesë e skuadrës.

Lexo po ashtu Lajmet për Del Pieron

Transferimi i Cristiano Ronaldos nga Real Madridi i ka rritur shpresat e tifozëve të Juves për ta fituar Ligën e Kampionëve.
“Është një transferim shumë i rëndësishëm. Bianconerët kanë qenë shumë të fortë edhe pa të, ndërsa tash ata do të jenë shumë më të fortë. Ai do të jetë në gjendje ta afrojë Juven në Evropë”.

“Triumfi në Ligën e Kampionëve është prioritet”, ka thënë Del Piero për Sky.

Festa e Messit pas një goli të shënuar (Getty Images)

Në ndërkohë, gjatë intervistës së dhënë nga Los Angelesi, ikona e Zonjës së Vjetër është pyetur edhe për rivalin kryesor të CR7, Lionel Messi.

“Do të paguaja vetëm që të kaloja një ditë duke u stërvitur pranë tij”, ishin fjalët e Del Pieros. /Telegrafi/

Exit mobile version