Telegrafi

Del Piero flet për situatën e vështirë të Juventusit, godet edhe Max Allegrin

Juventusi po kalon nëpër një moment shumë të vështirë.

Sikur mos të mjaftonte dënimi prej minus 15 pikëve, Zonja e Vjetër nuk di për fitore në tre ndeshjet e fundit, duke humbur dy prej tyre e duke barazuar në një tjetër.

Dalje në Evropë për edicionin e ardhshëm duket jashtëzakonisht e vështirë dhe Juventus atë synon ta bëj vetëm nëpërmjet garës së Kupës, nëse e fiton atë.

Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero ka folur për gjendjen e vështirë të skuadrës së tij, teksa nuk i ka kursyer kritikat.

“Është një moment shumë i vështirë, me Monzën ka pasur gabime që janë vërtet të padenja për cilësitë e lojtarëve që ishin në fushë, veçanërisht për sa i përket vëmendjes”.

“Gjendja psikologjike po ndikon shumë. Skuadra është dukshëm e brishtë dhe gjithçka që ndodhi dhe po ndodh, po e prek ekipin. Por, duhet të jenë të vetëdijshëm se ata kanë mbështetjen e të gjithëve atyre që e duan këtë fanellë dhe nuk duhet të dorëzohen, ashtu si në 2006”, deklaroi Del Piero.

Tutje ish-kapiteni legjendar i Zonjës së Vjetër ka gozhduar edhe trajnerin Massimiliano Allegri, duke thënë se aj është përgjegjës për fillimin e vështirë dhe eliminimin nga Liga e Kampionëve.

“Fillimi katastrofik i sezonit është një përgjegjësi e Allegrit, ashtu si ecuria në Ligën e Kampionëve. Juventusi ka humbur shumë nga sezonet e tij dhe këtu duhet të mbajë dikush përgjegjësi”, tha Del Piero. /Telegrafi/