Site icon Telegrafi

Del Piero: Dybala nuk duhet t’i vë vetes kufij, duhet ta pushtojë të ardhmen

Paulo Dybala, Alessandro Del Piero (Foto: Getty Images/Guliver)

Alessandro Del Piero ka vazhduar me lëvdatat ndaj Paulo Dybalas, por njëherësh ka kërkuar nga ai që të bëjë më shumë me talentin që ka.

Ikona e Juventusit dhe dhjetëshi aktual kanë folur në një bashkëbisedim të drejtpërdrejtë në Instagram. Ndërsa kapiteni legjendar ka folur për argjentinasin edhe në La Gazzetta dello Sport.

“Mënyra si e shënoi golin ndaj Interit dëshmo se ai është lojtar me cilësi të jashtëzakonshëm. Një gol i tillë duhet t’i japë më shumë vetëbesim dhe ndërgjegjësim për potencialin që ka”.

Paulo Dybala (Foto: Valerio Pennicino/Getty Images/Guliver)

“Në fakt, do të shkoj më larg. Dikush me aftësitë e tij, talentin dhe do t’ia shtoja mentalitetin e tij, duhet të bëjë më shumë. Paulo nuk duhet t’i vë vetes kufij dhe duhet ta pushtojë të ardhmen”.

Lexo po ashtu Del Piero: Dybala gati për tu bërë kapiten i Juventusit, është një lojtar i kompletuar

“Askush nuk të jep asgjë falas, sidomos te Juve dhe këtë e them nga përvoja. Duhet të dëshmosh gjithçka deri në ndeshjen e fundit…”.

Alessandro Del Piero (Foto: Valerio Pennicino/Getty Images/Guliver)

“Rrugëtimi i Dybalas sapo ka filluar dhe do të bëhet gjithnjë e më i mirë – natyrisht me fanellën e Juves veshur”, ka thënë Del Piero. /Telegrafi/

Exit mobile version