Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, është shprehur i zhgënjyer me nivelin e referimit në ndeshjen kthyese të çerekfinales së Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Juventusit.
Kampioni i Italisë arriti që të shfaqë një performancë të shkëlqyer në ndeshjen kthyese duke pasur epërsi prej 3-0 që barazoi bilancin negativ nga ndeshja e parë.
Por, një penalti nga gjyqtari anglez Oliver ja mundësoi Ronaldos të shënonte gol teksa Buffon ishte përjashtuar nga takimi.
“Fjalë me vend ato të Agnellit. Nëse Lazio kualifikohet për rrethin tjetër të Ligës së Evropës do të bënte që ky vit të jetë i mirë për kampionatin itailan”.
“Më dhemb ta shoh Juven të eleminuar, sidomos me mënryën se si ndodhi. Por, nuk mund të ndryshojmë rezultatin”.
“Penaltia ka mundur të shkojë edhe në drejtim të kundërt. Nuk them se nuk ishte penalti, por kam parë penalti të dhëna edhe për incidente më të lehta se ky. Mendoj se kartoni i kuq ishte problemi. Buffon nuk është dashur të përjashtohej”, deklaroi Del Pieroi pas ndeshjes. /Telegrafi/