Prankerët rus “Wuvan dhe Lexus” sot kanë publikuar një bisedë midis ish-kryeministrit Zoran Zaev dhe “aktivistes për ndryshimin e klimës Greta Tunberg dhe babait të saj”.
Zaev gjatë bisedës “sulmon” presidentin francez Emmanuel Macron, të cilin ai pajtohet me mendimin e “Greta së rrejshme” se ai është një njeri i tmerrshëm.
Ish-kryeministri i premtoi gjithashtu “Gretas së rejshme” se ai do të mbyllte aeroportet për shkak të mendimit të saj se kjo do të ndalonte ndotjen e ajrit, ndërsa në bisedë kyçet edhe “babai” i Gretës me të cilin Zaev flet për konsumimin e mariuhanës. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=-OYbE0lbPmM&feature=emb_title