Gjykata e Elbasanit ka liruar nga burgu ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirir, duke vendosur që ta kryejë pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi.
Vendimi u mor gjatë seancës gjyqësore të kësaj të mërkure nga gjyqtarja Matilda Fetahu, pas kërkesës së ardhur nga prokuroria.
Fetahu pranoi kërkesën e prokurorisë, ku ishin paraqitur dy akt-ekspertiza mjekësore në të cilat thuhej se ish-ministri nuk mund ta vuante më dënimin e dhënë në qeli, për shkak të gjendjes shëndetësore.
Vendimi pritet të ekzekutohet ditën e sotme dhe Tahiri do të qëndrojë në banesën e tij pranë kopshtit Botanik.
Ish-ministri i Brendshëm u dënua më 4 shkurt të vitit 2022 me 5 vite burg për ‘Shpërdorim detyre, por me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 3 vite e 4 muaj.
Ish-ministri u dënua vetëm për “Shpërdorim detyre”, pasi në Gjykatën e Posaçme GJKKO u rrëzuan akuzat për “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”. /Telegrafi/