Një pjesë e lokomotivës së dytë të trenit transportues që ka qarkulluar nga Gjevgjelia për në Selanik, mbrëmë pjesërisht ka dalë nga binarët në qytetin Polikastro në veri të Greqisë, ndërsa sipas sekretarit të përgjithshëm të sindikatës së të punësuarve në Organizatën e hekurudhave greke (OSE), për shkak të dëmit të shkaktuar në binarë, për rreth dy muaj do të mbyllet ruta Shkup-Selanik.
Nga kompania greke “Hellenic train” sot shkurt kumtuan se dje në ora 21:25 në afërsi të Polikastros ka ardhur deri në “daljen e pjesërishme nga binarët e boshtit të pasëm të lokomotivës së dytë të trenit transportues 45201, i cili ka qarkulluar në relacionin Gjevgjeli – Selanik” dhe shtuan se nuk ka ekzistuar kurrfarë rreziku për sigurinë e personelit, ndërsa kompania bashkëpunon me organet kompetente për t’u hetuar shkaqet për incidentin.
Nga ana tjetër, sekretari i përgjithshëm i Sindikatës së të punësuarve në OSE, Nikos Cikalakis për portalin “Karfica”, sqaroi se ekipe janë në terren për t’u vlerësuar situata dhe është e mundur të mbyllet stacioni tek Idomeni për t’u sanuar dëmi i shkaktuar.
“Sipas informatave të para, dëmi është mbi katër kilometra, pra ruta evropiane e vendit nga Shkupi do të mbyllet dy muaj”, tha Cikalakis.