Site icon Telegrafi

Del nga binarët treni Athinë-Selanik (Video)

Dy persona kanë mbetur të vdekur dhe së paku dhjetë persona janë lënduar kur një tren pasagjerësh doli nga binarët në Greqinë veriore mbrëmjen e së shtunës, kanë bërë të ditur autoritetet.

Treni ishte nisur nga Athina dhe po shkonte drejt Selanikut kur doli nga binarët pranë qytetit Adendro. Lokomotiva e trenit u përplas në një shtëpi aty afër, por shkaku i aksidentit ende nuk është bërë i ditur, transmeton gazetametro.net

Një agjenci e lajmeve me bazë në Athinë raportoi se së paku 100 pasagjerë ishin në bord në momentin e aksidentit, kurse dhjetë kamionë të zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes për të nisur operacionin e shpëtimit.

Exit mobile version