Në kohën kur Donald Trump po rikthehet në Shtëpinë e Bardhë si presidenti i ri i SHBA-së, ish-vetura e tij ka dalë në treg dhe do të shitet në ankand.
Bëhet fjalë për një Ferrari F430 me motor V8 me aspirim natyral, i cili ka përshkuar pak më shumë se 15 mijë kilometra.
Është lyer me ngjyrë të kuqe të përjetshme Rosso Corsa, e cila mbrohet nga një shtresë petë.
Vetura është ruajtur në ambiente të mbyllura dhe vjen me aksesorë origjinalë duke përfshirë mbulesën e veturës, mbulesat e ulëseve dhe çantën.
Pjesa e brendshme është e veshur me një kombinim lëkure të zezë dhe kafe të çelur.
Ajo është e zbukuruar me pjesë me shkëlqim karboni dhe një pllakë të veçantë në kroskot me mbishkrimin DJT-NYC.
Ky F430 është shfaqur publikisht në disa ngjarje automobilistike në pasurinë Trump në Mar-a-Lago, Florida.
Vetura do të shitet në Rockstar Car Auction në mars dhe në përshkrim thuhet se ajo është prodhuar në vitin 2007. /Telegrafi/