Makina Ferrari F300 Formula 1 e drejtuar nga Michael Schumacher në sezonin 1998 ka dalë në shitje në SHBA për 4.9 milionë dollarë.
E listuar nga duPont Registry, makina Ferrari F1 me fuqi V10 thuhet se është automjeti i drejtuar në shtyllë nga Schumacher në Grand Prix të Luksemburgut në vitin 1998 që u mbajt në Nurburgring si dhe në Grand Prixin e Japonisë të vitit 1998 në Suzuka.
Schumacher kishte përfunduar në vendin e dytë në Grand Prixin e Luksemburg, kur u mposht nga Mika Hakkinen me veturën McLaren-Mercedes.
Ndoshta një nga makinat më ikonike Ferrari F1 të gjitha kohërave, ky automjet i veçantë është një nga vetëm nëntë makina të ndërtuara ndonjëherë dhe përdor një motor 3.0-litërsh V10 që prodhon 600 kW në rrugën drejt vijës së kuqe 18 mijë rpm. /Telegrafi/