Pas lansimit të Diablo GT gjatë vitit 1999, Lamborghini e ka punuar edhe modelin GTR të cilin e ka lansuar në vetëm 30 njësi.
Të gjitha këto vetura janë shitur menjëherë dhe nuk dihet ku ndodhen, por njëra prej tyre apo e 22-ta që ka dalë nga prodhimi, është shfaqur në Danimarkë, transmeton Telegrafi.
Pronari i cili më shumë e ka mbajtur në garazh sesa që e ka vozitur, ka plane për ta shitur, megjithëse nuk e ka bërë të ditur çmimin.
Vetura luksoze që ka gjendje të përkryer, shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3.5-sekonda. Ajo ende mund të zë shpejtësinë maksimale prej rreth 300 kilometrave në orë.
Struktura e Diablo GTR me 590 kuajfuqitë nën kapak, e bëjnë të jetë më i shpejtë se modeli Maurcielago. /Telegrafi/