Telegrafi

Del në shitje koleksioni i rrallë i fotografive turistike, të bëra në Egjipt para 170 vitesh (Foto)

Ka dalë në shitje koleksioni i rrallë që përmban 59 fotografi bardh e zi, që e tregojnë Egjiptin e lashtë se si dukej para 170 vitesh.

Imazhet që e përfshijnë Sfinksin, Piramidën dhe statujat e Asvanë, janë bërë nga Maxime Du Camp, djali i një kirurgu të pasur nga Franca, transmeton Telegrafi.

Pamjet që ai i ka fiksuar gjatë viteve 1849 – 1851, tregojnë kohën më të hershme të turistëve, që e kanë vizituar këtë vend.

Në fakt, kjo nuk ishte vetëm një shëtitje, por më shumë një sfidë për të fotografuar objektet e lashta.

Du Camp ka bartur me vete aparatin e rëndë nëpër rërën e nxehtë, në mënyrë që të kap këto pamje, të cilat do t’ia tregonte më pas familjarëve dhe miqve. /Telegrafi/