Ky LaFerrari me ngjyrë të zezë mat, që është një nga tri veturat e tilla të prodhuara, është duke kërkuar pronar të ri.
Pronari i tanishëm e ka nxjerrë në ankand me çmim fillestar prej 4.9 milionë dollarëve, transmeton Telegrafi.
Meqenëse të gjithë LaFerrarit janë me ngjyrë të kuqe, pos dy veturave të vetme me ngjyrë të bardhë, kjo makinë pritet të jetë shumë e kërkuar.
Me një pamje të mahnitshme në pjesën e jashtme dhe të brendshme, kjo super-makinë e ka të shkruar në timon, ‘Cavallo Infernale’, që nënkupton ‘Kali nga Ferri’.
E, ky ‘kalë’ shumë i shpejtë, ka vetëm 340 kilometra të kaluara dhe është shumë i mirëmbajtur. /Telegrafi/