Site icon Telegrafi

Del momenti i ekzekutimit të ish-policit Xhelal Reçi në Laç, verifikohen pamjet pas masakrës së Fushë Krujës

Janë siguruar pamjet nga momenti i vrasjes së ish-policit Xhelal Reçi në nëntor të vitit 2021. Kanë qenë kamerat e sigurisë që kanë filmuar gjithçka nga kjo ngjarje e rëndë.

Në videon e siguruar nga Abcnews.al shihet se ishte ora 7 e 11 e mëngjesit kur Xhelal Reçi u ekzekutua në një atentat të mirë menduar, duke e lënë të vdekur në vend.

Një automjet tip Toyota afrohet pranë tij, ndërsa nga kjo makinë zbresin dy vrasësit e maskuar që qëllojnë mbi 60-vjeçarin. Viktima prej vitesh drejtonte disa biznese në qytetin e Laçit por gjithashtu 15 vite më përpara punonte në radhët e policisë. Viktima njihej si person i qetë në qytetin e Laçit dhe nuk ka pasur të shkuar kriminale më parë.

Lexo po ashtu Vritet në afërsi të një banke ish-polici në Laç, në 2020-në i kishte shpëtuar një atentati

Për këtë atentat gjatë hetimeve, në një nga pistat u përfshi edhe një konflikt mesa familjes Reçi dhe asaj Martinaj. Si një i përfshirë në këtë ngjarje u lakua edhe emri i Brilant Martinajt, i riu i cili u ekzekutua në masakrën e Fushë Krujës.

Në përpjekje për të gjetur vrasësit e tre të rinjve Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata grupi i hetimit ka rikthyer edhe një herë në vëmendje vrasjen e ish policit Xhelal Reçi.

Tre të rinjtë u ekzekutuan në mbikalimin e Fushë –Krujës mesditën e së dielës (17 korrik) gjatë një atentati të mirë organizuar. 30 vjeçari Diklen Vata dhe 22-vjeçari Brilant Martinaj, kushërinj, si dhe shoku i tyre Besmir Hoxha, të tre nga Kurbini, po udhëtonin me një mjet Volkswagen Passat nga Fushë-Kruja në drejtim të Laçit, kur rreth orës 14:00 nga një makinë tjetër po Volkswagen u qëlluan me breshëri automatiku.

Lexo po ashtu Artan Hoxha nxjerr videon pak çaste pas atentatit në Fushë Krujë: Ky ishte mesazhi

Sipas të dhënave të marra në vendin e ngjarjes, por edhe sipas burimeve policore, besohet se ndaj tyre u derdhën rreth 60 plumba nga 3 persona që i dolën mjetit të viktimave përballë, ndërsa një i katërt drejtonte makinën e autorëve.

Viktimat e ishin me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit, pjesëtarë te grupit kriminal të Ervis Martinajt. Brilant Martinaj, 23 vjeç, banues në Fushë-Kuqe, ishte me precedent kriminal i dyshuar për veprën penale ‘Vrasja me paramendim e kryer në bashkëpunim’ dhe ‘armëmbajtja pa leje’. Diklen Vata, 30 vjeç, njihej si person me precedent penal, kishte lidhje të afërt shoqërore me Brilant Martinajt dhe ishte pjesëtar i grupit kriminal të Ervis Martinajt. Besmir Hoxha, 34 vjeç, nga Fushë-Kuqe, kishte lidhje të afërt shoqërore me Brilant Martinajt dhe ishte pjesëtar i grupit të Ervis Martinajt. /abcnews.al/

Exit mobile version