Site icon Telegrafi

Del jashtë kontrolli zjarri në qendrën tregtare në Lushnje, përfshihet nga flakët kati i fundit

Zjarri në qendrën tregtare ‘Metropol’ në Lushnjë ka dalë sërish jashtë kontrollit.

Nga informacionet mësohet se kati i fundit i qendrës, ku ndodhet një lokal i ndërtuar prej druri, është përfshirë totalisht nga flakët dhe zjarri ka dalë jashtë kontrollit.

Kujtojmë se zjarri ka nisur këtë të hënë rreth orës 14:40.

Të gjitha strukturat u angazhuan për evakuimin e personave të ndodhur në godinë dhe në dy pallatet përreth.

Fillimisht flaket janë lokalizuar ne katin e sipërm te godinës, ne tarracën qe lidh dy kullat, materiali i te cilës është prej dërrase duke favorizuar përhapjen e shpejte te flakëve.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë me ndihmën e një vinçi për tu afruar sa me pranë vatrës se zjarrit duke e mbajtur nen kontroll. Megjithatë sërish ka pasur përhapje të flakëve./Euronews Albania

Exit mobile version