Telegrafi

Del jashtë funksionit faqja e Policisë së Kosovës në Facebook

Faqja zyrtare e Policisë së Kosovës në Facebook, Kosovo Police, ka dalë jashtë funksionit.

Policia e Kosovës përmes një përgjigje për Telegrafin thotë se faqja është jashtë funksionit për shkak të problemeve teknike.

“Referuar interesimit tuaj ju informojmë se, për arsye të problemeve (teknike) të shfaqura, Facebook-u zyrtar i PK-së është jashtë funksioni. Lidhur me këtë janë marrë masat adekuate përmes mekanizmave kompetent, me qëllim të evitimit të problemit”, thuhet në deklaratën e Policisë së Kosovës./Telegrafi/