Zinedine Zidane ka qenë pjesë e Real Madridin edhe si lojtar. Situata në të cilën ai ndodhet aktualisht si trajner, është shumë e ngjashme me atë me të cilën është përballur si futbollist në vitin 2003.
Suksesi në sezonin 2002/2003 ishte titulli i vetëm që legjenda franceze e kishte fituar si lojtarë, ndërsa trajner i atëhershëm i Los Blancos ishte Vicente del Bosque.
Asokohe, Mbretërit u eliminuan në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve nga Juventusi (këtë sezon nga Chelsea) dhe kishin vetëm një muaj kohë që ta fitonin titullin.
Edhe Real Sociedadi edhe Deportivo La Coruna kishin nga një pikë më shumë se Reali atëherë dhe gjerat nuk dukeshin mirë. Kanë kaluar 18 vite, mirëpo ai sezon dhe ky, kishin shumë ngjashmëri.
Ngjashmëritë
Ka pasiguri lidhur me të ardhmen e Zidane të klubi, ndërsa deklaratat e fundit nga ai kanë përhapur spekulime se çfarë mund të ndodhë në vijim.
Mediat në Itali, ndërkohë, po raportojnë se francezi mund ta marrë drejtimin e Juventusit pas sezonit zhgënjyes nën drejtimin e Andrea Pirlos. Për më shumë, Bianconerët shpresojnë se ZiZu mund t’ua sjellë trofeun e Ligës së Kampionëve, të cilin për herë të fundit e kanë fituar në vitin 1996.
Kapiteni Sergio Ramos mund të largohet – njësoj siç kishte bërë Fernando Hierro asokohe.
Ekziston edhe një ngjashmëri tjetër. Në vitin 2003, Florentino Perez e bleu David Beckhamin nga Manchester Unitedi, ndërsa këtë verë shpreson ta transferojë Kylian Mbappen nga Paris Saint-Germaini.
Në fund të sezonit 2002/2003, Real Madridi vendosi të mos ia rinovonte kontratën trajnerit Del Bosque edhe pse ua kishte fituar titullin e 29-të.
Zinedine Zidane di si të fitojë tituj, mirëpo tifozët e Realit do të shpresojnë që të mos ndodhë me trajnerin edhe këtë sezon e njëjta gjë që ndodhi në vitin 2003. /Telegrafi/