Telegrafi

Del Bosque: Messin e doja te Spanja, por ai na refuzoi dhe zgjodhi Argjentinën

Foto: Marca

Vicente Del Bosque ka zbuluar se ai do të pëlqente të kishte trajnuar Lionel Messin me ekipin kombëtar spanjoll, por argjentinasi vendosi t’i refuzojë duke zgjedhur kombëtaren e tij.

Ylli i Barcelonës kishte të drejtë të luante për Spanjën, por vendosi të përfaqësonte Argjentinën, vendin e lindjes së tij.

Për këtë ka folur edhe trajneri legjendar spanjoll, Del Bosque, i cili gjithashtu ka thurë elozhe për sulmuesin e Barcelonës.

Lexo po ashtu Ish-trajneri i Real Madridit, Del Bosque: Ne mes Messit dhe Ronaldos, unë e zgjedh argjentinasin   

“Messi do t’i shtonte vlerë ekipit kombëtar spanjoll”, ka thënë fillimisht Del Bosque për Radio Villa Trinidad.

“Unë këmbëngula se Federata Spanjolle e Futbollit bëri gjithçka që mundën për të provuar që Messi të luante për Spanjën, por Lionel nuk donte dhe na refuzoi, sepse donte të luante për vendin e tij”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Lionel Messit

“Ardhja e Messit në skuadrën tonë nuk do t’i kishte përkeqësuar gjërat, vetëm do të kishte qenë për të mirë”.

“Messi është Messi dhe ka vetëm një. Nuk e di nëse do të kishim fituar më shumë, por jam i sigurt se ai nuk do të na dëmtonte, por do të na përmirësonte edhe më shumë”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/

Messi nuk ka arritur të fitojë ndonjë trofe të madh me Argjentinën