Vicente Del Bosque ka zbuluar se ai do të pëlqente të kishte trajnuar Lionel Messin me ekipin kombëtar spanjoll, por argjentinasi vendosi t’i refuzojë duke zgjedhur kombëtaren e tij.
Ylli i Barcelonës kishte të drejtë të luante për Spanjën, por vendosi të përfaqësonte Argjentinën, vendin e lindjes së tij.
Për këtë ka folur edhe trajneri legjendar spanjoll, Del Bosque, i cili gjithashtu ka thurë elozhe për sulmuesin e Barcelonës.
“Messi do t’i shtonte vlerë ekipit kombëtar spanjoll”, ka thënë fillimisht Del Bosque për Radio Villa Trinidad.
“Unë këmbëngula se Federata Spanjolle e Futbollit bëri gjithçka që mundën për të provuar që Messi të luante për Spanjën, por Lionel nuk donte dhe na refuzoi, sepse donte të luante për vendin e tij”.
“Ardhja e Messit në skuadrën tonë nuk do t’i kishte përkeqësuar gjërat, vetëm do të kishte qenë për të mirë”.
“Messi është Messi dhe ka vetëm një. Nuk e di nëse do të kishim fituar më shumë, por jam i sigurt se ai nuk do të na dëmtonte, por do të na përmirësonte edhe më shumë”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/