Telegrafi

Del Bosque: Asnjë lojtarë i Liverpoolit nuk do të mund të luante te Real Madridi

Ish trajneri i Real Madridit, Vicente Del Bosque, ka thënë se asnjë lojtarë i Liverpoolit, nuk do të mund të luante te Los Blancos.

Angelzët janë në finale të Ligës së Kampionëve pasi që e mposhtën Romën, ndërsa Real Madridi e mposhti Bayern Munichun.

Të dyja palët janë në formë të mrekullueshme pasi Reds kanë shënuan 17 gola në vetëm gjashtë ndeshje, ndërsa Reali ka shënuar 13 gola.

Mohamed Salah ka qenë frymëzim pasi ka shënuar 10 gola në 12 ndeshje, por sipas Del Bosque, ai nuk do të mund të luante te Reali në 11-shen startuese.

Futbollistët e Liverpoolit . (Photo /Getty Images,)

“Real Madridi ka një skuadër të shkëlqyeshme dhe është klubi më i mirë në Evropë aktualisht”.

“Ata duhet ta konfirmojnë këtë përsëri të shtunën. Real Madrid do të mundë Liverpool 4-1”.

“Nuk mund të gjej një lojtar të vetëm të Liverpoolit që do ta përmirësonte Real Madridin, madje as Salahu”.

Real Madrid (Getty Images)

“[Gareth] Bale dhe [Karim] Benzema janë shumë të mirë”.

Del Bosque gjithashtu fitoi Kupën e Botës dhe Kampionatin Evropian me Spanjën në vitin 2010 dhe 2012. /Telegrafi/