Site icon Telegrafi

Dekreti për ligjin e gjuhëve arrinë te Ivanovi, pritet nënshkrimi, ose refuzimi i tij

Kryetari i shtetit, Gjorge Ivanov, e ka pranuar dekretin për Ligjin për gjuhët, dhe procedura e radhës është nënshkrimi i tij, ose refuzimi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në rast të refuzimit, atëherë ligji duhet të rikthehet në Kuvendin e Maqedonisë dhe për t’u miratuar sërish do të duhet shumicë deputetësh nga numri i përgjithshëm i deputetëve.

Rishqyrtimi i ligjit duhet të bëhet në faza, në leximin e tretë, në një afat prej 30 ditësh, kur deputetët do të mund të propozojnë amandamente, vetëm për atë që konteston Ivanovi.

Afati për nënshkrimin e ligjit është shtatë ditë./Telegrafi/

Exit mobile version