Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në një ceremoni të veçantë ka ndarë Dekorata Presidenciale personaliteteve të cilat kanë kontribuar në çlirimin e vendit.
Në mesin e të dekoruarve është edhe ish-ushtari i UÇK-së, Niels Henrik Hooge.
Intelektuali danez Niels Henrik Hooge, ishte pjesëtar i UÇK.
Ai po ashtu ka kontribuar edhe pas luftës në Kosovë, duke bërë pastrimin e terreneve nga minat.
Muaj më parë ai i ishte bashkëngjitur kërkesës që lulëkuqja të bëhet simbol i gjenocidit në Kosovë.
“Unë mbështes iniciativën që institucionet në Kosovë ta përdorin këtë logo si emërtim i përbashkët për spastrimin etnik, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin”, ishte shprehur ai.
Niels Henrik Hooge po ashtu është një hulumtues shkencor, jurist, filozof dhe shkrimtar danez. Ai është edhe autor i shumë librave e një ndër to është edhe romani KOSOVA. /Telegrafi/