Qytete të ndryshme në Kosovë kanë dekoruar sheshet para festave të fundvitit. Kjo, Komunës së Obiliqit do t’i kushtojë jo më pak se 28 mijë euro.
Nga të dhënat e publikuara në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), thuhet se shuma e parashikuar që janë ndarë për këtë kontratë është 33 mijë e 500 euro.
Sipas dosjes së tenderit, vlera e kontratës së dhënë është 28,051 euro.
Koha e publikimit të njoftimit për kontratë ka qenë 2 nëntor 2021, data e hapjes së tenderi ishte 22 nëntor, kurse nënshkrimi është bërë më 6 dhjetor.
Kohëzgjatja e kontratës kornizë është 30 ditë.
Numri i tërheqjes së dosjes së tenderit është 22 kërkesa, ku është dhënë sipas çmimit më të ulët. /Telegrafi/