Telegrafi

Dekori dhe nëntë këngëtarët që do të këndojnë sonte në dasmën e Besnikut të “NRG Band” (Foto/Video)

Solisti i grupit NRG Band, Besnik Qaka do t’i jap sot (e e shtunë) fund beqarisë së tij.

Ai dhe e fejuara e tij Lolita Begolli do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë në një dasmë të madhe, me shumë të ftuar.

Vetëm pak orë para fillimit të mbrëmjes, Besniku ka publikuar një video në InstaStory, përmes së cilës ka treguar përgatitjet që po bëhen për ambientin e dasmës në “Hotel Dukagjini” në Pejë.

Çifti Besnik Qaka dhe Lolita Begolli

Duket se gjithçka është rregulluar bukur dhe me shije për çiftin e ri.

Burimet e Telegrafit bëjnë të ditur se për argëtimin e publikut, dyshja kanë menduar të bëjnë një zgjedhje mjaft të veçantë.

Kjo për faktin se në këtë mbrëmje nuk do të këndojë vetëm një këngëtar, as dy apo tre, por plot nëntë të tillë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Labi, Lori, Ramadan Krasniqi, Arbër Gjota, Genc Prelvukaj, Big Mama, Vigani i grupit KAOS, Orient Darabuka dhe DJ Esto, janë emrat e artistëve për të cilët Telegrafi ka mësuar se do të këndojnë në dasmën e Besnikut.

Ndërsa të ftuar në tryeza do jenë edhe shumë figura tjera të njohura. /Telegrafi/

Në videon e mëposhtme mund të shihni përgatitjet për dasmën e Besik Qakës: