Site icon Telegrafi

Me dekoltenë e hapur dhe varësen kryq, Luana Vjollca merr vëmendjen me paraqitjen e ekspozuar në imazhet e fundit

Foto: Luana Vjollca/Instagram

Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Pas një angazhimi disa mujor me formatin e saj “Shiko kush luan”, Luana më në fund ka gjetur pak kohë për pushime.

Ajo është duke shijuar disa ditë më se të merituara pushimi në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Foto: Luana Vjollca/Instagram

Në disa fotografi të ndara me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, Luana është shfaqur mjaft atraktive, në një kostum të zi, të qëndisur me ar.

Me dekoltenë e hapur dhe varësen me kryq në qafë, bukuroshja e ekranit të TCH, dukej edhe më tërheqëse në këtë paraqitje.

Foto: Luana Vjollca/Instagram

“Pak fresk këtu, po atje?”, ka shkruar Vjollca në mbishkrimin e këtyre fotografinë.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar për linjat atraktive trupore. /Telegrafi/

Foto: Luana Vjollca/Instagram

 

Foto: Luana Vjollca/Instagram

 

Foto: Luana Vjollca/Instagram

 

Foto: Luana Vjollca/Instagram
Exit mobile version