Telegrafi

Me dekolte të hapur dhe maskë, Flaka Krelani vjen tërheqëse në fotosesionin e ri

Ajo është njëra prej artisteve shqiptare e cila rrëmben vëmendje thuajse gjithnjë me stilin e saj të veçantë.

Dhe ky kreativitet i saj nuk ka munguar as në këtë periudhë të vetë-izolimit, derisa të gjithë jemi të ‘ngujuar’ në shtëpi.

Fjala është për këngëtaren Flaka Krelani, ajo që edhe këtë herë rrëmbeu vëmendje me fotosesionin e ri e po ashtu edhe me stilin unik.

Bukuroshja ka realizuar një set fotografik, ndërsa pozon e tëra në xhinse dhe ka vënë një maskë të veçantë, duke iu përshtatur kësaj pandemie globale.

“Kushtet në karantinë, çfarë jeni duke bërë njerëz”, ka shkruar ajo pranë postimit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Megjithëse shquhet për pozat atraktive, Krelani vazhdon të jetë në fokus të faqeve rozë, tashmë si një prej figurave më atraktive shqiptare.

Flaka përndryshe në këtë periudhë ka lansuar dy projekte të reja muzikore: “KTMD” dhe “Dit e nat”. /Telegrafi/